Tregishtërinjtë në Skenderaj! PZAP-i i ha foret, e batis LVV-në!

Antialbinistët e nxorën nga xhuboksi Grenellin, kumbarën e Aces (Vuçiqit) se “Albini i ka la duart…”. Vetëm vota e rrëzon dikë në kokërr të shpinës. Kjo do të dihet më 9 shkurt.
———
Nga Agim Muhaxheri
Edhe pesë ditë kanë mbetur deri në finale – 9 shkurt.
Vazhdon fushata e partive politike për të kapur timonin e pushtetit… Aty këtu shkaktohen “incidentet demokratike”…
“Incidentet demokratike” janë të lejuara edhe në SHBA.
Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë? Kjo do të dihet më 9 shkurt.
Bëhet lufta e engjëjve të bardhë e të zinj…, lufta e pozitës dhe opozitës.
Antialbinistët e nxorën nga xhuboksi Grenellin…
Përmes këshilltarit të presidentit amerikan Donald Trump, kumbares së Aces (Vuçiqit), Richard Grenellit e bëjnë propagandën se “Albin Kurti i ka la duart…”.
Grenelli s’është zyrtari i lartë i SHBA, ai është këshilltar i Trumpit. Kjo nuk do të thotë se ai përcakton politikën e jashtme të SHBA-së.
Tjetër është këshilltari, tjetër zyrtari i lartë i shtetit!
Vetëm vota e rrëzon dikë në kokërr të shpinës, jo dëshirat e atyre që bëjnë tifo për ndonjë parti…
Një nga budallallëqet e fushatës është edhe ajo në Skenderaj. Këtu inskenohet drama se si ‘mbështetësit’ e Albin Kurtit e të LVV-së i ngrisin tre gishtërinjtë lartë…
Lozet me këtë kartë për ta damkosur LVV-në se ajo na qenka me Serbi e Rusi!
Ndaj këtij gjesti ankohet partia e Memli reperit. “Gjykatësit” e PZAP-it i hanë foret. E gjobisin LVV-në!
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë: Marre!
Marre! thonë edhe bashkëpartiakët e saj…
Ata të LVV-së nuk janë melaqe… I ‘ngucin’ kundërshtarët, por assesi, në asnjë mënyrë nuk i ngrisin tre gishtërinjtë.
Nuk ka shqiptar normal që i ngrit tre gishtërinj. Ka provokatorë, të sëmurë që e bëjnë këtë gjest…
Ngritja e tre gishtërinjve – paraqet vepër penale – “nxitja e urrejtjes nacionale…” dhe për këtë punë të çojnë në burg.
Kur u ngritën tre gishtërinjtë në Skenderaj, më 27 janar, ku ishin policia?
Kë e ruan policia?
Po të kishim hetues të mirë, kryerësit e këtij krimi do të përfundonin në burg… Përgjegjësit (policët) do të fluturonin nga puna…
Para 26 vjete, në protestat gjithëpopullore në Kaçanik brohoritej për lirinë, Komandantin Adem Jasharin. Aty te Rrasa, afër kullës 8-katëshe, një i sëmurë mental (G. SH.) iu del përpara protestuesve duke i ngritur tre gishtërinj. Protestuesit ia bëjnë ma butë shpinën se barkun…
Inskenimi në Skenderaj s’është gjë tjetër, pos një idiotizëm, karikaturë e kohës.

