20:30 / E Diele, 28 Maj 2023 / AR

Tregoi historinë e vdekjes së babait, Instagrami i Almedes ‘vlon’ nga mesazhet

Almeda Abazi rrëfeu për herë të parë për humbjen e të atit dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.

Abazi tha se babait të saj i nevoitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. Megjithëse ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë, dhe kishte përputhje me të, i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

Pasi bëri publike këtë histori, ajo ka treguar se ka marrë shumë mesazhe të mira dhe pozitive.

”Kam marrë kaq shumë mesazhe të bukura. Dua t’ju falenderoj. Një përqafim për të gjithë ju”, shkruan Almeda.