12:23 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tregon drejtori i Shëndetësisë: Në Prishtinë janë aktive me Covid-19 mbi 1 mijë raste

Drejtori i Shëndetësisë i Komunës së Prishtinës, Bujar Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rritja e rasteve me Covid-19 në Prishtinë mbetet shqetësuese dhe se aktualisht në kryeqyetet janë 1 mijë e 192 raste aktive, ndërsa kanë përfunduar me fatalitet 21 qytetarë, transmeton IndeksOnline.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKSHPK-ja dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga 20 marsi deri sot kemi 1629 raste me #covid19 prej të cilave 1192 raste janë ende aktive. Kemi 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Gashi, në Facebook.

Gashi ka thënë se mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Andaj ka porositur qytetarët që të ndjekin të gjitha udhëzimet nga insitucionet.

Postimi i plotë i tij: