18:56 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tregtarët e pandërgjegjshëm llapjanë, pasi kryejnë pazarin, hedhin mbeturinat në rrugë

Ani pse komuna ka ndarë një pjesë të veçantë, për t’ia mundësuar punën tregtarëve, ata po shfrytëzojnë pjesët e qytetit për shitjen e produkteve të tyre.

Tregtarët e komunës së Podujevës, thuajse çdo ditë bllokojnë trotuaret me kamionët e tyre, duke ekspozuar dhe bërë pazar, një gjë kjo rreptësisht e ndaluar.

Jo vetëm këtë e bëjnë pa leje përkatëse, por të njëjtit, pasi po e kryejnë punën e tyre, i lënë rrugët përplot mbeturina, përcjellë Indeksonline.

Në disa imazhe mund të shihni si përfundojnë rrugët nga tregtarë të pandërgjegjshëm, porn ë këto raste inspektorati duhet ta kryente punën e tyre.

Ndryshe, kjo është një nga rrugët kryesore të qytetit, ku gjindet edhe shkolla “Naim Frasheri”, derisa përreth saj ka numër të madh të shtëpive të banimit.

E, veprimet e tregtarëve, mund të rrezikojnë edhe jetën e banorëve, veçmas fëmijëve, pasi përreth mbeturinave, grumbullohen qentë endacakë, ani pse është e vendosur edhe tabela ku ndalohet hudhja e mbeturinave../Indeksonline