15:30 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Tregu i veturave me probleme shkaku i koronavirusit kurse rriten kërkesat për biçikleta

Kur dyqani më i vjetër i biçikletave në SHBA u hap për herë të parë, në New York gripi Spanjoll po bënte kërdinë.

Tani më shumë se një shekull më vonë duket se historia po përsëritet me këtë dyqan që po ndihmon njujorkezët që të punojnë dhe që të qëndrojnë të shëndetshëm ndërkohë që ciklizmi po fiton një rol vital në këtë periudhë të pandemisë coronavirus.

Ndërsa pothuajse të gjitha njësitë tregtare në New York janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura për shkak të Covid-19, dyqane si Bellitte Bycicles janë konsideruar si biznese esenciale dhe po qëndrojnë të hapura. një prej bashkëpronarëve të dyqanit, Peter Frouws tregon se ka vënë re një rritje të aktivititetit të tij.

‘për shkak të Coronavirusit, jemi më të zënë se zakonisht me punë. Kryesisht po bëjmë më shumë riparime sepse njerëzit janë të frikësuar dhe bëjnë blerje të shumta, pasi nuk e dinë se kur do të marrin pagën e radhës. Kështu janë rritur riparimet, por edhe shitjet e biçikletave. Gjittçka varet nga profesionet e personave.

Që nga momenti i shfaqjes e deri tani, në SHBA janë shënuar mbi 520 mijë të prekur, ndërkohë që mbi 20 mijë persona kanë humbur jetën, shifër kjo rekord për SHBA. New Yorku është zona më e prekur me mbi 160 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 8600 viktima.