20:17 / E Martë, 19 Janar 2021 / R

Trenat mes Britanisë së Madhe dhe Evropës pranë kolapsit

Kompania e hekurudhave në Francës është alarmuar rreth së ardhmes së shërbimit të njohur “Eurostar”, që lidh Britaninë e Madhe me Evropën. Shërbimi i hekurudhave është dëmtuar rëndë nga ndalimet e udhëtimeve shkaku i pandemisë, por edhe nga BREXIT-i.

Jean-Pierre Farandou, shef i kompanisë që ka në pronësi 55 për qind të aksioneve në Eurostar, ka thënë se situata është kritike.

Numri i udhëtarëve ka rënë për 95 për qind krahasuar me muajin mars, ndërkaq tani vetëm 1 për qind e njerëzve udhëtojnë me tren nga Britania drejt Evropës. Thirrjet për ndihmë nga kompania “Eurostar” janë bërë vetëm pak ditë, pasi liderët e bizneseve britanike i kërkuan Qeverisë që të shpëtojë operatorin e hekurudhave në kanalin britanik.

Mbyllja e kufijve për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit ka shpjerë buzë kolapsit rrjetin e trenave Britani-Evropë.