Trendet e çuditshme të fitnesit që mund t’i keni harruar
Edhe pse mund të duket sikur është ngulitur në shoqëri për një kohë të gjatë, kultura që rrethon palestër fizike është ende një shpikje relativisht e re, transmeton Indeksonline.
Kthehuni vetëm pak para kohës kur u bë e famshme palestra. Njerëzit kanë kryer ushtrimet e tyre vetëm duke jetuar jetën e përditshme.
Ata kalonin më shumë kohë në këmbë duke punuar nëpër fabrika apo në bujqësi dhe kishin shumë pak kohë për të shpenzuar fitimet.
Megjithatë sikurse edhe me evoluimin e kohës edhe mënyra se si kemi ushtruar ka ndryshuar vazhdimisht.
Më poshtë ju sjellim disa imazhe se si është dukur të bësh fitnes vetëm pak vite më parë.
Rripi vibrues
Këto makina së pari hynë në skenën e fitnesit gjatë 1920, kur amerikanët po përjetonin një periudhë prosperiteti, duke u gjendur me më shumë kohë për t’u shqetësuar për paraqitjen e tyre. Koncepti që qëndron prapa kësaj makine është i thjeshtë. Gratë dhe burrat do ta vendosnin rripin në çfarëdo zone të “problemit” që donin të kujdeseshin dhe makina do ta tundte me shpejtësi rripin, duke hequr yndyrën larg.
Jazzercise
Jazzercise filloi në një vend që njerëzit kurrë nuk do të kishin dyshuar: njëkampus kolegji. Mrekullia e palodhur e viteve ’70 dhe ’80 filloi nga Judi Sheppard Missett në 1969, pas diplomimit të saj nga Universiteti Northwestern në Çikago. Derisa punonte si koreografe, Missett vërejti se më shumë studentë po bëheshin të interesuar të bëheshin fizikisht të aftë, sesa të ishin valltarë të aftë. Ajo filloi të mbante kurse me një theks më të madh në argëtim, duke përdorur xhazin si një ‘kardio warmup’.
Stërvitja e Jane Fonda
Jane Fonda ka qenë njëra nga figurat më të mëdha në kulturën popullore amerikane. Midis filmave të nominuar nga Oskar dhe demonstratave kundër luftës, ekziston një kapitull i madh i historisë së Fonda, që nuk duhet harruar kurrë: karriera e saj si një ikonë e 80-të e fitnesit.
Fonda lëshoi videon e saj të parë të gjimnastikës, stërvitja e Jane Fonda, në vitin 1982. Fonda inkorporoi dashurinë e saj për balet në rutinat e saj të gjimnastikës për të bërë ushtrimet më të këndshme për veten, por së shpejti edhe për shumë të tjerë që gjeten veten në rutinat e saj. Në vitin 1981 ajo botoi librin e stërvitjes së Jane Fonda, e cila kaloi më shumë se gjashtë muaj në listën e bestsellereve. /Indeksonline/