15:31 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trendet e fundit të flokëve që do të shihni kudo këtë dimër

Pas çdo jave apo muaji mode shohim vazhdimisht veshje të reja, trende të rikthyera, por jo vetëm kaq, një pjesë tjetër e zënë dhe modelet e flokëve, ngjyrat e tyre, aksesorët, bizhuteritë etj. Pas kaq shumë e shumë risive që shohim në këto muaj fillojmë përshtatemi dhe ne më të rejat e vitit. Këto më poshtë janë modelet e flokëve që me siguri do t\i shihni në rrugë, lokale, pune dhe kudo gjatë dimrit të vitit 2018.

1- Lule, lule dhe vetëm lule: Mendonit se me ikjen e stinës së ngrohte do të zhdukeshin dhe lulet?! Epo jeni gabuar pasi ngjyrat në vjeshtë dhe dimër e bëjnë veshjen tuaj të duket shumë herë më bukur, sidomos kur ato I vendosni në flokë!

florals 1537300767

2-Ky ishte viti I modelit të flokëve “Bob”: Duke filluar nga Kim Kardashian, Dua Lipa e më pas shumë personazhe të tjerë të njohur. Mesa duket nuk do të iki nga moda, po thjesht ndryshon pak gjatësia dhe simetria e këtij modeli. Do ta shihni jo më aq të rregullt, por pak më natyral.

CHONGAS

3-Flokët me onde: “Finger waves” janë onde të viteve ’20. por që kur i shohim na pëlqejnë në cdo rast. Këtë vit janë më të thjeshta dhe natyrale.

1518619062 Best Finger Waves Hairstyles to Wear in 2017

4-Gërsheta dhe aksesorë: Në qoftë se keni kapëse të fëmijërisë apo dhe që keni blerë së fundmi, është koha t’i vendosni ato dhe kur flokët i keni gërsheta. Dhe në muajt që kanë kaluar ky ishtë një trend të cilin e pamë në masë.

spikes desi perkins

5-Balluke të gjata: Një trend i viteve ’90, I cili kornizon flokët tuaj dhe vë në pah tiparet e fytyrës, pavarësisht formës së saj.

Long Bob Hair Cut Hairstyles Trendy Hair Colors 2018 1