08:37 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Trendet më të reja të flokëve për këtë sezon vjeshte

Sezoni i vjeshtës po afron dhe kjo do të thotë se së shpejti një sërë modelesh të reja për flokët do të zbulohen. Flokët e çrregullt, të kapur lart do të dalin nga moda këtë sezon prandaj dhe ne ju paraqesim 6 modelet e reja që ju mund të provoni sipas ‘Cosmopolitan’:

1-Flokët e ndarë anash

Keke Palmer e ka shfaqur shumë bukur këtë model flokësh.

2-Rrathët e flokëve

Rrathët e flokëve do të jenë në modë këtë sezon. Provoni rrathët në formë pelhure në ngjyrat tuaja të preferuara.

3-Flokë të kapur dhe balluket e ndarë anash

Këtë model e ka paraqitur më së miri modelja Kendall Jenner.

4-Flokët e kapur bisht në fund të kokës

Ky model do jetë më i bukur nëse i vendosni flokut pak pomadë apo vaj në mënyrë që të shkëlqejë.

5-Përdorimi i bizhuterive të flokut.

Shtojini stilit të flokëve edhe kapëse apo bizhuteri të ndryshme.

6-Flokët e kapur, por në stile të ndërlikuara


Flokët e kapur thjeshtë kanë dalë nga moda. Provoni këto stile të reja të cilat do ju shfaqin më ekstravagante.