09:42 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trendi i mjekrës po shkon drejt fundit

Nëse jeni ndër ata që mendoni se mjekra duket bukur, atëherë sipas medias së njohur amerikane “Wall Street Journal”, nuk jeni duke ecur me kohën.

Në vitet e 90’ta mjekra duhej bukur dhe mashkullore, mirëpo jo e papastër. Burra që panë këtë gjë si të mirë, vendosën që të bëhen me mjekër, dhe kështu lindi një trend. Bisedat mes burrave tashmë ishin të lidhura me mjekra.

Njerëz të famshëm u bënë me mjekër, për të diskutohej në studio televizive e shkruheshin artikuj.

Mirëpo, tani një gazetë prestigjioze si “Wall Street Journal” ka sjell disa lajme jo të mira për trendin e mjekrës, përcjell KosovaPress.

A është fundi i trendit të mjekrës?

Sipas artikullit, mjekra tani gjendet kudo; në sport, televizion, reklama, artistë, e thuajse çdo kund tjetër. Shumë njerëz më nuk e mbajnë mjekrën si një dëshirë personale, mirëpo për të mbajtur vëmendje.

Gazeta tutje ka publikuar një album me fotografi të yjeve, duke përqeshur aktorët si Leonardo DiCaprio për mjekër.

Një sondazh ka gjetur se 67 për qind e burrave me stil kanë mjekër-siç e dinë të gjithë, nuk flet më shumë për vdekjen e një trendit, se popullariteti i tij.