16:31 / E Diele, 21 Qershor 2020

Trendi i ri bizar – xhinse të kthyera mbrapsht

Pas pantallonave ekstremisht të shqyera, në modë janë kthyer ato njëpjesëshe, mirëpo risia është që barten “mbrapsht”.

Platforma luksoze e modës për shitjen e rrobave “Farfetch” ka prezantuar pantallonat me efektin “inside-out”, të cilat në të vërtetë duken po ashtu siç i quajnë.

Nga xhepat, pullat deri te prerja, të gjitha duken sikur i keni kthyer mbrapsht.

“Për të krijuar diçka të re një herë duhet patjetër diçka të prishni”, është shkruar në letrën e cila është e ngjitur në xhep të pantallonave.

Që çështja jetë edhe më keq, në pjesën e pasme të pantallonave është kapur materiali i cili rikujton getet e tejdukshme.

Ajo që është më e krisura është çmimi i tyre – kushtojnë nga 400 deri në 1.000 euro, ndërkaq kreator i këtyre pantallonave është “Unravel Project”.

Mos i humb