07:24 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Trendi që filloi këtë vit, por kaloi pa zhurmë

E dimë të gjithë tashmë që moda rikthehet dhe pse ndonjëherë nuk na pëlqen por përfundojmë duke u veshur si pjesa më e madhe. Ndoshta sepse na mësohet syri me kalimin e kohës! Këtë vit që po kalon bashkë me stinën e verës një trend i cili tentoi të shfaqej por nuk ja doli dhe aq shumë ishin shapkat me gisht.

Filloi ne Copenhagen në javën e modës me marka si: Ganni, Cecelie Bahnsen, Saks Potts etj.Blogere të ndryshme kombinuan veshjen e tyre me këto shapka (FlipFlops). Në atë moment u kuptua qe do të ishin pjese e modës “që nuk pritet”.

Influencueset e modës ndikojnë me patjetër por nuk quhet në modë n.q.s nuk e shohim dhe tek personazhet shumë të njohur. Kështu në një set fotografik të binjakeve Mary Kate dhe Ashley Olsen mund të dallojmë kostumin serioz të kombinuara me këto shapka.