21:16 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Treni godet veturën në Drenas, ka të lënduar (Foto)

Treni i kompanisë ‘Tranikos’ është përfshirë në një aksident me një veturë në Drenas.

Aksidenti ka ndodhur sot pasdite ku sipas dëshmitarëve të rastit ai ka përfunduar pa viktima në njerëz ndërsa vetura e aksidentuar ka targa të Gjermanisë.

“Ka të lënduar dhe dëme materiale, mirëpo për fat të mirë nuk ka asnjë të vdekur”, ka thënë një dëshmitar për Indeksonline.

Në vendin e aksidentit ka dalë menjëherë Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me shikimin e vendit të aksidentit.

Treni ishte i ngarkuar me xehe të nikelit dhe ishte afër arritjes në destnacionin e caktuar./Indeksonline/