Treni përplas një kamion në Holandë, lëndohen disa persona
Të paktën pesë persona janë lënduar kur një tren u përplas me një kamion, i cili mbeti mbi binarë në një kalim hekurudhor në fshatin Meteren në Holandë.
Pamjen nga përplasja, përfaqësues të operatorit kombëtar hekurudhor “Prorail” thanë se kanë vendosur ta publikojnë për të shërbyer si paralajmërim për rreziqet me të cilat mund të përballen shoferët në rastet e kalimit mbi binarë trenash.
Në videot që po qarkullojnë, shihet kamioni tek përpiqet t’i kalojë binarët para se të kthehet sërish mbi to, për t’u goditur më pas nga treni.
Në “Prorail” bënë të ditur se në këtë aksident asnjë person nuk ka marrë lëndime të rënda.

