09:50 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / k.v

Treni shtyp për vdekje të moshuarin që po kalonte shinat

Një i moshuar u përplas për vdekje nga treni.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08:30, kur në dalje të Rrogozhinës treni i linjës “Fier – Elbasan”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin P. V., rreth 81 vjeç.

Këmbësori në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit.

Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduralë.

Temat: