16:45 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Trepça ’89 del me reagim pas vdekjes tragjike të futbollistit Erion Kajtazi

Futbollisti i junioreve të Trepçës ’89, Erion Kajtazi, ka vdekur sot në fushën e lojës pas një ataki kardiak.

Trepça ’89 po zhvillonte ndeshjen kundër FC&AN, kur 17 vjeçari pak para përfundimit të ndeshjes ra pa ndjenja në fushë, shkruan IndeksOnline.

Përkundër intervenimit të shpejt nga futbollistët e të dyja skuadrave, nuk arritën që ta shpëtonin Erionin.

Për vdekjen tragjike të Kajtazit, ka reaguar edhe klubi i Trepçës ’89, përmes një postimi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Njoftim Mortor.

Sot në moshën 17 vjeqare ndahet nga ne i yni i paharruariErion (Faton) Kajtazi.

Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.

Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.

Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë.

Me Dhimbje të madhe tëmpërkujtojm e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA’89

Presidenti z. Abedin Zeka BEKI

/IndeksOnline/