Trepça ’89 merr fitore të madhe në luftën për mbijetesë

Trepça ’89 i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Mitrovica mposhti në ”Riza Lushta” Dukagjinin me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Oyekanmi dhe Ardian Muja ishin golashenues për Trepçën ’89, ndërsa Dukagjini shënoi fal autogolit të Halitit.
Me këtë fitore Trepça ’89 mban gjallë shpresat për mbijetesë, pasi ngritet në pozitën e tetë me 29 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me tre pikë më shumë./IndeksOnline/