75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Trepça “dhez motorrët” në çerekun e fundit, fiton Kupën e Kosovës për herën e tetë

KB Trepça është fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2024/25.

Mitrovicasit në finale e mposhtën Bashkimin me rezultat 85-78 (24-22; 18-19; 21-19; 22-19), shkruan IndeksOnline.

Ky është trofeu i tetë i Kupës së Kosovës në histori për Trepçën dhe i katërti radhazi.

Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte Wendell Green i Bashkimit me 30 pikë.

Te Trepça më i dalluari ishin Michael Green dhe Tekele Cotton me nga 18 pikë secili./IndeksOnline/