21:52 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / AR

Trepça shkarkon trajnerin

Klubi i Basketbollit Trepça ka shkarkuar trajnerin, Lubo Minchev, me marrëveshje ndërmjet dy palëve.

Kështu ka bërë të ditur klubi mitrovicas përmes njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, ku thuhet se ky vendim erdhi pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës.

“Pas një bashkëpunimi të gjatë dhe shembullor, kemi vendosur të ndajmë rrugët me trajnerin Lubomir Minchev. Vendimi u mor me marrëveshje të dyanshme. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare. Por pas mini-krizës në rezultate, kemi vendosur të ndajmë rrugët”, thuhet në deklaratën e Trepçës.

Minchev mori drejtimin e Trepçës në verën e vitit 2021.

KB Trepça aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll, me 4 fitore e 3 humbje pas 7 takimeve dhe së fundi u mposht nga Vëllaznimi në Gjakovë me rezultat 75-72.