23:37 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Treshja e “frikshme” e Liverpoolit thyen rekordin e “BBC”

Liverpooli po kalon në një formë të jashtëzakonshme ku edhe arriti të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.

Këtë sukses skuadra angleze e arriti falë golave të treshes sulmuese, Firmino-Salah-Mane, shkruan indeksonline.

Këtë sezon të Ligës së Kampionëve ata kanë arritur të shënojnë plot 29 gola së bashku, Salah 10, Firmino 10 dhe Mane 9.

Ata kështu kanë thyer rekordin e Ronaldos, Bales dhe Benzema, të cilët shënuan 28 gola së bashku në sezonin 2013-2014, në të cilën Los Blancos u shpallën kampion. /IndeksOnline/