15:52 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trezeguet “tapë” në Torino, policia i merr lejen e qarkullimit

Ish-futbollisti i famshëm i Juventusit dhe i Francës, David Trezeguet, u ndalua nga policia mesnatën e së mërkurës, duke ngarë automjetin e tij në qendër të Torinos.

Policia rrugore vuri re që Trezeguet ishte dukshëm i pirë dhe kërkoi t’i bënte test alkooli. Vetëm pas një ore Trezeguet pranoi dhe pas disa kontrolleve, rezultoi që francezi kishte një sasi alkooli jashtëzakonisht mbi normë në gjak.

Trezeguet kishte qenë për darkë me një tjetër ish-bardhezi, Mauro German Camoranesi, me të cilin kishte konsumuar disa shishe verë.

Policia i ka hequr patentën dhe e ka denoncuar, sipas ligjit, edhe për faktin se ish-futbollisti u grind me policët që e ndaluan, duke i ofenduar.