07:30 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Tri arsyet pse rrobat kanë një erë karakteristike edhe pasi janë larë në rrobalarëse

Ka disa gjëra aq shqetësuese sa harxhimi i orëve për të larë rrobat e për të zbuluar se ato pas larjes kanë një erë karakteristike!

Edhe pse ju keni përdorur zbutës rrobash të shtrenjtë apo keni hedhur më shumë detergjent, sërish era ndihet!

Ekzistojnë tri arsye të veçanta që është mirë t’i mësoni edhe ju:

Arsyeja e parë: Rroba me erë të keqe, rrobalarëse me erë të keqe! Shpesh, shkaku më i mundshëm pse rrobat mbajnë erë është makina larëse. “Për ta shmangur këtë, rregullisht pastroni rrobalarësen ose vetë ju ose merrni një profesionist.

Për shkak të grumbullimit të papastërtive, gëlqeres ose mykut në brendësi të rrobalarëses, kjo më pas përkthehet në një erë të rëndë. Para se të shpenzoni para për këshilla të ekspertëve nga një profesionist, mund të përpiqeni ta trajtoni vetë problemin.

Arsyeja e dytë: Shumë mund të besojnë se përgjigjja është që të rritet dozimi i detergjentit, por kjo jo gjithmonë është e vërtetë.

Rritja e sasisë së ilaçit mund të çojë në një grumbullim më të madh të papastërtive. Dhe nëse mendoni se ngurtësia e ujit po ndikon në efektivitetin e tij, eksperimentoni me pak më shumë ilaç.

Arsyeja tre: Mos hapja e rrobave në kohë! Një tjetër arsye që rrobat kanë tendencë të marrin një aromë të keqe është nëse i lini ato në rrobalarëse për shumë kohë.

Lënia e rrobave në lagështirë në një ambient të ftohtë, vetëm shton bakteret, ndaj përpiquni që t’i hapni rrobat sa më shpejt. Ose nëse i keni harruar për shumë kohë, bëjini edhe një cikël shpëlarjeje me uthull të bardhë.

Nëse asnjë prej zgjidhjeve të mësipërme nuk funksionon, është koha për të thirrur një profesionist ose për t’i larë ato në pastrim kimik!