21:51 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Tri copa n’kajmak për vëllezërit nga Shqipëria (VIDEO)

Kosova ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen miqësore duke e mposhtur Shqipërinë me rezultat 3-0 në një ndeshje të dominuar në tërësi.

Skuadra e Chalandes ishte shumë e disiplinuar duke dominuar ndeshjen si në fazën sulmuese ashtu edhe në mbrojtje, shkruan indeksonline.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të me nga Arbër Zeneli pas një aksioni të bukur.

23- vjeçari shënoi edhe një gol tjetër të bukur gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Golin e tretë për Kosovën e shënoi Edon Zhegrova në minutën e 67-të, tetë minuta pasi ishte inkuadruar. /IndeksOnline/