19:08 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Tri gjenerata së bashku, aktorja e njohur sjell imazhin më të bukur ndonjëherë

 Reese Witherspoon është në vendin më të mirë të karrierës së saj në moshën 42 vjeçare, gjë që është një gjë e rrallë në Hollivud.

Ajo edhe luajti rolin në filmin e ri ‘Big Little Lies’, por edhe ishte producentë e filmit, shkruan Indeksonline.

Së fundi nëna e tre fëmijëve ka mbuluar ballinën e revistës ‘Vogue’, por ndryshe nga herët e tjera ajo kësaj radhe ka pozuar së bashku me nënë, Betty dhe vajzën e saj, Ava.

Të tri gjeneratat në një imazh dukeshin për mrekulli, derisa kjo ishte hera e parë që ato kanë pozuar për një revistë të njohur./Indeksonline/