13:34 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Tri ide të ndryshme, cili do të jetë trajneri i ri i PSG-së?

Klubi nga Ligue 1, Paris Saint Germain përkundër milionave të derdhura për transferime, sërish dështoi për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm në Europë, Liga e Kampionëve.

Francezët janë duke kërkuar një trajner të ri, edhe pse Unai Emery ende nuk ka vendosur për të ardhmen, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave, Neymar JR i ka kërkuar pronarit Al-Khelaifi që në stol ta ulë trajnerin spanjoll, Luis Enrique.

Braziliani e njeh mjaftë mirë Enriquen pasi për një kohë të gjatë ishin bashkë në Barcelonë, ku dhe fituan shumë tituj si: La Liga (2 herë), Liga e Kampionëve dhe Coppa del Rey (3 herë), UEFA Super Kupën, Kupën e Botës për Klube dhe Super Kupën e Spanjës.

Megjithatë, pronari i PSG-së ka një ide tjetër që e ka shpreh shumë herë. 44-vjeçari është tifoz i madh i Antonio Contes, trajnerit të Chelseat dhe me dëshirë do ta emëronte trajner të klubit francez.

Për trajner ka folur edhe kapiteni i skuadrës, Thiago Silva i cili ndryshe nga Neymar dhe Nasser Al-Khelaifi kërkon që menaxher ta ketë trajnerin Carlo Ancelottin.

Ancelotti qëndroi dy sezone në PSG në sezonin 2011/2013, ku fitoi vetëm titullin e Ligue 1.

Pronari i PSG-së duhet të punoj shumë për ta sjellë në stol një prej trajnerëve të lartpërmendur, pasi dihet që të tre kanë oferta të jashtëzakonshme nga klubet tjera europiane./IndeksOnline/