10:10 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Tri këshilla që ta nisni javën mbarë!

Nisja e javës me energji të mirë, është me rëndësi. Ndonjëherë është e vështirë për ne të çohemi ngra krevati dhe të nisim një javë të re me shumë punë dhe përgjegjësi, por ju e dini që duhet.

Ndaj e vetmja gjë që mund të bëni është të mësoni disa truke që java të nisë sa më mbarë.

Së pari vendosni qëllimin e javës. Kjo do t’iu motivojë që të vazhdoni përpara. Qëllimi i në fund të javës do t’iu bëjë krenarë për veten dhe nuk do të ndiheni aspak të lodhur, kur ta keni arritur atë.

Së dyti merrni pak kohë për veten , duke mos lejuar që presioni të ngarkojë trurin tuaj. Dilni shëtitje, bëni pak ushtrime ose thjesht merrni frymë thellë para se të shkoni në punë. Java do të nisë qetë.

Së treti, është me rëndësi të keni një program të asaj që do të bëni gjatë javës. Kjo do të bëjë që të gjeni kohë edhe për t’u argëtuar, dhe kështu nuk do të ndiheni të lodhur gjatë ditëve në vazhdim.