75 Mall Live Search
14:35 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Tri klubet favorite për t’i siguruar shërbimet e Milot Rashicës (Foto)

Milot Rashica sic duket do të largohet nga Vitesse. Skuadra holandeze sot konfirmoi se kosovari mungoi në stërvitjet e fundit për shkak se është duke menduar për transferimin në ndonjë klub tjetër, shkruan IndeksOnline.

Tri klubet favorite për të nënshkruar me ish-lojtarin e Vushtrrisë janë: Stuttgart, Hannover dhe Ajaxi.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga futbollisti ose agjenti Altin Lala, por thuhet se Rashica preferon Bundesligan./IndeksOnline/