15:18 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tri ndeshje, pak gola, asnjë befasi

Gjakovarët dhe kryeqytetasit u përballën në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit tonë. Sfida mes këtyre dy skuadrave të njohura në vendin tonë, ka dhënë një lojë mjaft të mirë, por që ky derbi u mbyll pa gola.

Ndërkohë, Trepça ’89, ka arritur fitore të madhe në udhëtim tek Besa e Pejës, me rezultat 0-2. Florent Papuqi autogol dhe Festim Krasniqi u përkujdesën për fitoren e kampionëve në fuqi, të cilët bëjën hapin gjigant në garën për kreun e tabelës.

Pikët e plota këtë xhiro, i ka arkëtuar edhe Feronikeli që mundi Flamurtarin, me rezultat 1-0, me Albert Dabiqajt.