08:32 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Tri ndeshjet e Superligës që zhvillohen sot – “Ferrari” i Ismet Munishit luan kundër “Shehrit të madh”

Sot në program të Superligës së Kosovës janë tri ndeshje, që luhen nga ora 14:00. Të gjitha ndeshjet mund t’i shikoni në Art Motion.

Ndeshja më interesante zhvillohet në qytetin e Suharekës. Ekipi i Ballkanit do ta presë Prishtinën, transmeton Indeksonline.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 14:00. Për dy ekipet, kjo është ndeshja e fundit e rrethi të parë.

Ballkani gjendet në pozitën e 1 me 19 pikë pas 8 ndeshjeve, kurse Prishtina është në vendin e 4-të me 11 pikë me 7 ndeshje të luajtura.

 Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Skenderaj. Atje Drenica e pret Trepçën 89. Drenica kërkon të rikthehet tek fitorja, kurse ekipi nga Mitrovica dëshiron ta vazhdoj formën e mirë.

Kurse, në ndeshjen e tretë, ndeshen Gjilani me Besën. “Skifterat” duan fitoren për të ju afruar vendit të parë, kurse Besa për të dal nga zona e rrezikut./Indeksonline/