13:34 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tri ngjyra në sezonin që po vjen do të jenë kryesore në vitrinat e dyqaneve

Koleksionet e fundit të mbetura verore po tërhiqen nga oferta e dyqaneve klasike dhe të atyre online, ndërkaq do të zëvendësohen me pjesë rrobash, këpucësh dhe shtesash nga koleksioni i ri vjeshtor.

Me ndërrimin e sezonit dukshëm po ndryshon edhe paleta e ngjyrave në ofertën e modës/

Edhe pse sezoneve të fundit në të gjitha stinët e vitit mund të kënaqemi me nuanca të llojllojshme, është e pamundshme të mos i vërejmë që në prag të muajve të ftohtë megjithatë po ndryshon oferta e nuancave.

Gjykuar sipas trendëve nga pistat e modës të prezantuara në javët e modës, në sezonin që po vjen na pret kthimi i nuancave klasike vjeshtore me ardhjen e papritur të një të zakonshme të rezervuar për ditët verore.

Në vazhdim shikoni se cilat ngjyra do të dominojnë në vitrinat gjatë muajve të ardhshëm.

  1. Rozë

Harroni nuancën hot rozë fluoroshente, e cila ishte e popullarizuar gjatë sezoneve të kaluara. Këtë vjeshtë ekspertët e modës propozojnë ofertë nuancash.

  1. E kaltra

Nëse dëshironi të ndiqni trendin, me rastin e zgjedhjes fokusohuni në nuancat e errëta. Ngjyrën kaltër të errët në sezonin e ardhshëm mund ta gjejmë praktikisht gjithkah, në rroba dhe në shtesa të modës.

  1. Ngjyrë vishnje

Nuancat e ashtuquajtura ngjyrë bordo janë të mirëseardhura në gardërobën tonë gjatë muajve të ardhshëm. Kjo ngjyrë klasik e neutrale vjeshtore shkëlqyeshëm do të përshtatet në kombinimet ditore dhe të mbrëmjes.