11:41 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / B O

Tri projekte të reja muzikore publikohen sot, vëmendja në orët e pasditës

Kemi hyrë në fazën finale të publikimit të projekteve të reja muzikore. Tri projekte të shumëpritura do të publikohen pasditën e sotme.

Meda ka njoftuar se kënga e tij e re do të publikohet sot në orën 19:00.

Një projekt i shumë pritur është edhe bashkëpunimi i Ermal Fejzullahit me DJ Gimi-O. “Hajde hajde” quhet projekti me një klip interesant që publikohet sonte nga ora 23:59.

Në të njëjtën orë lansohet edhe kënga e re e Don Xhonit./Indeksonline/