Tri shkaqe të pazakonta të dhimbjes së kokës
Përafërsisht gjysma e të rriturve vuajnë nga dhimbja e kokë të paktën një herë në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo është një gjendje që prek shumë njerëz dhe shkaqet mund të jenë shumë, më shumë sesa imagjinojmë.
Ka edhe disa arsye më të pazakonta që mund të shkaktojnë dhimbje koke në intervale të rregullta.
Tre prej tyre:
Dehidratimi
Kur trupi humbet një sasi të konsiderueshme të lëngjeve dhe elektroliteve që janë të nevojshme për të kryer funksionet, kjo shkakton ngushtim të enëve të gjakut dhe dhimbje koke.
Modeli i flokëve shumë i ngushtë
Stilet e flokëve që tërheqin flokët shkaktojnë tension në lëkurën e kokës. Më shumë se gjysma e grave vuajnë nga dhimbjet e kokës për shkak të një modeli flokësh shumë të ngushtë, sipas një studimi nga shkencëtarët britanikë.
“Ngrirja” në tru
Shumë njerëz përjetojnë dhimbje akute në ballë kur konsumojnë diçka që është shumë e ftohtë, siç është akullorja ose një pije e ftohtë. Kjo “ngrirje” në tru është për shkak të ndryshimit të papritur të temperaturës që stimulon nervat dhe shkakton zgjerim dhe ënjtje të shpejtë të enëve të gjakut