08:21 / E Premte, 18 Qershor 2021 / Blerim

Tri super ndeshje zhvillohen sot në EURO20

Kampionati Europian EURO20 vazhdon edhe sot me tri super ndeshje.

Nga ora 15:00, zhvillohet takimi mes Suedisë dhe Sllovakisë, e cila luhet në stadiumin rus ‘Saint Petersburg’, shkruan IndeksOnline

Suedia në Grupin E ka vetëm një pikë, kurse Sllovakia ka tre pikë dhe kryeson grupin.

Ndeshja interesante pritet të jetë ajo mes Kroacisë dhe Çekisë, e cila nis nga ora 18:00 dhe luhet në stadiumin ‘Hampden Park’ në Glasgow.

Kroacia është në kërkim të pikëve të para, kurse Çekia tashmë ka arkëtuar tre pikë në fitoren kundër Skocisë.

Derbi i mbrëmjes, derbi britanik – zhvillohet mes Anglisë dhe Skocisë në ora 21:00. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e madh londinez ‘Wembley’.

Anglia ashtu si Çekia, kanë nga tre pikë – kurse Skocia është me zero pikë./IndeksOnline/