16:17 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tri vite pasi iu vra djali i vetëm në sulmin terrorist në Munih, vdes Naim Zabërgja

Ka ndërruar jetë, Naim Zabërgja, babai i Dijamantit, i riu kosovar që ndërroi jetë në sulmin terrorist David Sonboly me datën 22 Korrik 2016 pranë Stadiumit Olypia në Munih të Bavarisë.

Të gjithë e kanë para syve, imazhin e Naimit, i cili me lot në sy, pati dalë me fotografinë e djalit të tij të vetëm që iu vra padrejtësisht, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, ka ngushëlluar familjen Zabërgja.

“Humbja e Dijamantit dhe shuarja e sotme e Naimit, nuk mund të përshkruhen me fjalë. Nga Dhembja. Nga Tragjedia!

U bashkofshi në Qiell, Diamant dhe Naim Zabërgja!

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e mbetur, të afërmit dhe miqtë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë që në sulmet terroriste në Munih u vranë edhe dy të rinj të tjerë kosovarë, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj. Personi i cili kreu sulmin ishte një gjermano-iranian, i cili kishte vetëm 18 vjeç./Indeksonline/