Tringa Bujupi, kandidatja më e re e PDK-së për deputete: Zëri i rinisë dhe i qytetarëve
Tringa Bujupi, kandidate për deputete me numrin 88 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, po konsiderohet si një nga figurat më premtuese të gjeneratës së re në politikë.
Ajo është kandidatja më e re në listën e PDK-së për zgjedhjet parlamentare, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale u rendit si asamblistja më e votuar e kësaj partie në Komunën e Drenasit.
Bujupi vlerësohet si zëri i rinisë dhe një vajzë e përgatitur profesionalisht, e cila ka dëshmuar përkushtim dhe angazhim në përfaqësimin e interesave të qytetarëve.
Me energjinë, vizionin dhe afërsinë me qytetarët, Tringa Bujupi synon të sjellë në Kuvendin e Kosovës perspektivën e të rinjve dhe të kontribuojë në avancimin e çështjeve që prekin zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, ajo garon me numrin 88 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

