19:19 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Trippier: Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj në La Liga

Trippier ka nënshkruar zyrtarisht me Atletico Madridin dje në një kontratë tre vjeçare me klubin spanjoll.

28 vjeçari kaloi nga Tottenham në Atletico për një shifër prej 24 milionë euro.

Ai sot ka folur rreth transferimit të tij dhe ka thënë se është i gatshëm për këtë sfidë.

“Jam i gatshëm për një sfidë të re. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj në La Liga, që kur kam qenë fëmijë” – tha ish-lojtari i Tottenham.

Me kalimin e tij në Atletico Madrid, Trippier bëhet vetëm anglezi i 20-të që do të luaj në LaLiga./Indeksonline/