08:06 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tritol, granata dore e objekte antike, ja si përfundoi një person në prangat e policisë

Ka përfunduar në prangat e Policisë së Pogradecit një biznesmen i cili mbante në mjediset lokalit të tij sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Bëhet fjalë për shtetasin Thanor Pupa, 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale:

– Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Po ashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe babai i këtij të fundit, A.P, 72 vjeç, pasi në banesë, iu gjetën e sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente. · A.P, 72 vjeç, banues në Çërravë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.