08:28 / E Premte, 10 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Tritol makinës, shpërthim me eksploziv në Vlorë

Nje shperthim ekzplozivi ne mjetin e nje gruaje ne Vlore. Sipas te dhenave te para te poloicise shpërthimi në një mjet tip Benz ka ndodhur rreth orës 05:20 te mengjesit te sotem.

Makina e një gruaje në Vlorë është hedhur në erë nga shpërthimi i një sasie eksplozivi.

Burime zyrtare nga policia e Shtetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm. Mjeti ka qënë afër vendin “7 Pallatet” ndërkohë vazhdojnë hetimet nga policia mbi ngjarjen e rëndë.

Makina është në pronësi të një gruaje 42-vjecare me iniciale V.D.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ”Mercedes Benz”, ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ”Benz”, ka qënë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ”7 Pallatet”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t’i kenë vendosur. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.