18:09 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Triumfi i Manchester Unitedit çon Chelsean në UEFA Conference League

Skuadra e Manchester Unitedit shënoi fitore të madhe me rezultatin 2:1 ndaj rivalit lokal, Manchester City në finalen e FA Cup.

Kjo fitore e “Djajve të Kuq” i ka prishur punë dy skuadrave në Premier League, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për ekipin e Chelseat – që pas triumfit të Manchester Unitedit do të bëjë gara në UEFA Conference League.

Kurse, Newcastle United nuk do të marrë pjesë fare në kompeticionet e UEFA-s.

Krejt kjo për shkak të fitores së ekipit të Erik Ten Hag, ky i fundit shpëtoi sezonin duke fituar një trofe../Indeksonline/