16:41 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

‘Triumfi’ i parë i vaksinave COVID-19 premton të luftojë kancerin dhe HIV

Zhvillimi i vaksinave të para kundër Covid-19 mund të bëjnë një kthesë në teknologjinë mjekësore për mposhtjen e sëmundjeve të tjera nga kanceri, deri te sëmundjet e zemrës.

Vaksinat e koronavirusit me efektivitet të lartë nga Moderna dhe Pfizer me BioNTech mund të hapin një fushë të re në mjekësi që një ditë mund të mposhtë edhe sëmundjet më komplekse si kanceri, apo, shkruan Bloomberg.

Teknoplogjia e re dërguese RNA (mARN), ka formuar bazën e disa vaksinave kundër koronavirusit. Gjatë imunizimit, materiali gjenetik artificial futet në qelizat njerëzore, gjë që provokon qelizat për të riprodhuar proteinën e koronavirusit, me të cilën hyn në qeliza. Kjo ARN mëson sistemin imunitar për të luftuar infeksionin. Vetë qelizat bëhen “një fabrikë vaksinash”.

Disa kompani po punojnë për të përshtatur mARN për vaksinat kundër gripit, sëmundje të zemrës, fibrozës, citomegalovirusit (një sëmundje virale) dhe madje edhe HIV.

Vaksina e gripit mund të kombinohet me një dozë për përballimin e të gjitha sëmundjeve sezonale të dimrit, tha CEO i Moderna Stefan Bansel për Bloomberg.

“Ne jemi duke hyrë në epokën e terapisë me ARN. Do të ketë më shumë investime dhe më shumë burime në këtë drejtim, “parashikon ish biologu i Harvardit dhe aksioneri i Moderna, Derrick Rossi. Ai beson se për 10-20 vjet të gjitha vaksinat kundër sëmundjeve infektive do të bazohen në ARNi. Sipas parashikimit të bashkëthemeluesit të BioNTech Ugur Sakhin, brenda dy ose tre vjetësh, ilaçet e para të kancerit që përdorin teknologjinë mund të marrin miratim.

AstraZeneca dhe prodhuesi më i madh në botë i ilaçeve të kancerit Roche po punojnë për një vaksinë të kancerit të bazuar në mRNA me BioNTech.