13:18 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Trixa reagon pas nisjes së BBV Kosova

Beatrix Ramosaj ka reaguar pas nisjes së “Big Brother VIP Kosova”, me një status në Twitter.

Këngëtarja është shprehur se i pëlqen atmosfera e mirë që është krijuar me banorët në shtëpi por nuk është e sigurtë ‘sa do zgjasë’.  Ajo shpreson që banorët të japin një shembull të mirë për publikun dhe i uron suksese.

“Po e pëlqej atmosferën e mirë në shtëpi. Të shohim sa do të zgjasë. Po shpresoj vërtet që të gjithë në atë shtëpi të japin një shembull të mirë për të gjithë jashtë. Suksese”, shkruan Beatrix.