20:39 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Trofeu i parë i Ronaldos në Itali, e 27-ta në karrierë

Juventus ka fituar titullin e parë në vitin 2019, duke u shpallur superkampion i Italisë.

Kjo njeherit ishte edhe trofeu i parë i Cristiano Ronaldos me fanellën e Juves.

Portugezi ka fituar gjithsej 27 tituj në karrierën e tij profesionale.

Një me Portugalinë, një me Sportingun, nëntë me Manchesterin, 15 me Realin dhe këtë me Juventusin.

Ai gjithashtu hynë në listën e futbollistëve që ka fituar trofe në çdo skuadër ku ka luajtur. /IndeksOnline/