20:20 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Trofeu më i vlefshëm në botë për futbollistë është bërë gati, kush do ta fitojë Messi apo van Dijk?

Të gjithë futbolldashësit kanë kthyer sonte sytë nga Parisi, ku do të mbahet ceremonia për zgjedhjen e futbollistit më të mirë në botë.

Përfaqësues dhe lojtarë të klubeve më të njohur në Evropë tashmë kanë filluar të mbledhen.

Virgil van Dijk dhe Lionel Messi janë dy kandidatët kryesor për të fituar këtë çmim shkruan Indeksonline.

Trofeu ‘Ballon d’or’ u soll në vendin e ngjarës nga një veturë Fiat.

Ceremonia fillon nga ora 20:30.