Trondit blegtori për mishin në Shqipëri: Hormonet e bëjnë 1 kuintal për dy muaj
Siguria e ushqimeve në Shqipëri është zero!
Dhe pavarësisht skandalëve të plasura në lidhje me ushqimet që jemi të detyruar të konsumojmë, shteti nuk ka bërë asnjë lëvizje për shendetin e qytetarëve të tij.
Në një intervistë për emisionin investigativ “Boom” një blegtor ka bërë pohuar një fakt të frikshëm, i cili dëshmon se bagëtitë shqiptare nuk ushqehen aspak shëndetshëm, por që gjithsesi mishi i tyre u shitet shqiptarëve për konsum.
Blegtori shprehet:
“Viçave u injektohet një lloj hormoni që i fryn. Unë i q* nënën, jo të ha me fëmijët nga ai mish i tyre. Më mirë hamë bukë e kripë.”
Dëshmia e blegtorit nga një fshat shqiptar, i cili pa e ditur se filmohej ka rrëfyer faktet e frikshme:
Blegtori: Po e di ca do të thotë hormon apo jo?
Gazetarja: Po për viçin i përdorin apo jo?
Blegtori: I përdorin posi jo bëhet viçi naaa, kur ta therrësh është tërë shkumbë brenda. Në një dasmë u shtruan të tërë në spital vetëm nga vici me mish me hormone.
Gazetarja: Ajo gjilpëra që i bën për sa e rrit viçin?
Blegtori: Për 2 muaj, i merr 800 mijë lekë.
Gazetarja: Ta leverdis?
Blegtori: Ta leverdis se 16 mijë lekë është vaksina.
Gazetarja: Ku blihet vaksina?
Blegtori: Nëpër qendra që shesin mjekime per blegtorinë
Gazetarja: Është e lejueshme?
Blegtori: Jooo. Në qafë ja bëj unë. Ai sa vjen dhe fryhet. Për dy muaj ai bën 1 kuintal mish.
Gazetarja: Dhe e shet 800 mijë lekë, ia vlen?
Blegtori: Ia vlen, ia vlen, por po na vdesin nipër e mbesa. Unë bukë e kripë e me qepë ha, këto nuk i ha se ja di vlerën.