75 Mall Live Search
18:11 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

”Tronditet” Allegri, ylli i Juventusit mungon kundër Man Unitedit

Mario Mandzukic do të mungojë për Juventusin nesër në Champions League në ndeshjen kundër Manchester Unitedit pas një lëndimi në kyçin e këmbës.

Sulmuesi kroat e lëndoi kyçin në seancën e sotme stërvitore, ka konfirmuar klubi italian, dhe nuk do të ftohet për vizitën e nesërme në ”Old Trafford”.

Mandzukic ka shënuar 4 gola në 10 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për kampionin italian dhe pritej ta drejtonte sulmin së bashku me CR7 nesër, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, Manchester Unitedi do t’i futet kësaj ndeshje pas barazimit, 2-2 me Chelsean në Premier League.

Trajneri Jose Mourinho ka konfirmuar se Alexis Sanchez nuk do të ftohet për ndeshjen e nesërme.

Kjo pasi që sulmuesi kilian u kthye vetëm para pak ditësh nga Kombëtarja e Kilit./IndeksOnline/

Mario Mandzukic has been ruled out of Juventus' tie with Manchester United