21:12 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tronditet Chelsea, lëndohet Kante

Kante është lënduar kundër Bullgarisë ku Franca po fiton 1:0.

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante, është lënduar në sfidën kundër Bullgarisë, ku Franca po fiton 0:1, shkruan Express.

Francezi u detyrua të lëshojë fushën e lojës në minutën e 34’ për shkak të disa shqetësimeve muskulore, vendin e tij e zuri mesfushori i Paris Saint Germain, Adrien Rabiot.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Bullgari – Francë, ku po fitojnë mysafirët me rezultat minimal me golin e Matuidit, që e shënoi në minutën e tretë. /Express