13:17 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Tronditet” futbolli italian: Anëtari i stafit teknik vdes në një aksident trafiku, lëndohet rëndë edhe portieri

Një tragjedi ka ndodhur në klubin e Serie C, Siracusa, ku një anëtar i stafit teknik ka vdekur dhe portieri, Maurice Gomis është lënduar në një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm afër qendrës stërvitore të klubit sicilian.

Sipas mediave, një anëtar i stafit teknik – ende i pa identifikuar – ka vdekur pasi vetura goditi murin dhe u rrokullisë disa herë, transmeton IndeksOnline.

Portieri, Gomis, vëllau i portierit të SPAL, Alfred, ishte lënduar dhe është aktualisht në spitalin lokal.

Image result for Maurice Gomis siracusa

Megjithatë, thuhet se gjendja e tij është e mirë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

20-vjeçari gjithashtu është anëtar i SPAL, por i huazuar në Serie C./IndeksOnline/