75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tronditet futbolli shqiptar, UEFA e dënon me 10 vite përjashtim skuadrën e famshme

Klubi i Skënderbeut është dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka marrë vendimin drastik për klubin korçar, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.

Panorama Sport ka mësuar ekskluzivisht se Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës europiane të futbollit.