09:13 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Tronditet kryeministri Hoti me mëngjes, por jo me 2 milionët e vjedhura!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndodhinë e djeshme ku u arrestua një person dhe dy të tjerë vazhdojnë të mbesin në arreti për vjedhjen e 2 milionë eurove.

Kryeministri sot ka shprehur ngushëllime për vdekjen e poetit Ramadan Musliu.

“Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë, Ramadan Musliu.

Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si keshilltar i ministrit të Kulturës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë!”, ka shkruar Hoti.