08:41 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Trotuari me mbeturina, në Prishtinë

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend shpesh herë e bën Kosovën të duket tejet e papastër.

Por një pjesë e Prishtinës, ngjashëm po duket edhe sot.

Pikërisht në një prej trotuareve te “Lagjja e spitalit” në afërsi të një prej marketeve, dikush ka hedhur mbeturina të shumta, të cilat edhe janë përhapur, transmeton Indeksonline.

Pa dyshim se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte, duke marrë parasysh se tashmë janë të gjitha mundësitë që mbeturinat të hidhen në vendet e caktuara./Indeksonline/